Jeta do të ishte tragjike nëse nuk do të ishte argëtuese.

E konsideroj trurin si një kompjuter, që do të reshtë së funksionuari kur të prishen komponentët e tij. S’ka parajsë as jetë të përtejme për kompjuterët e prishur. Është një përrallë për persona që kanë frik nga terri.

Zoti mund të ekzistojë, por shkenca mund ta shpjegojë universin pa nevojën e një krijuesi.

Derisa ka jetë, ka shpresë.

Shikojini yjet në vend të këmbëve tuaja. Jini kureshtarë. Sado e vështirë që mund të duket jeta, gjithmonë mund të bëhet diçka.

Objektivi im është i thjeshtë. Bëhet fjalë për një kuptim të plotë të universit, pse është kështu dhe pse ekziston e tëra.

Kam vënë re se edhe personat që pohojnë se gjithçka është e shkruar dhe se nuk mund të bëjmë asgjë për t’i ndryshuar gjërat, i hapin sytë mirë para se ta kapërcejnë rrugën.

Armiku më i madh i njohjes nuk është injoranca, është iluzioni i njohjes.

Nëse një ditë do të vinin alienët të na vizitojnë, mendoj se rezultati do të ishte i ngjashëm me atë që ka ndodhur kur Kristofor Kolombo ka zbarkuar në Amerikë, një rezuletat jo shumë pozitiv për indianët.

Njerëzit që lavdërohen për koeficientin e tyre të inteligjencës janë humbës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here