Ai është i njohur për rolet e tij të shumta, e për publikun u bë më i njohur që nga seriali “Kafeneja jonë te Oki”, shkruan lajmi.net

Fatmiri shquhet edhe për postimet e njëpasnjëshme dhe qesharake që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ky i fundit është kur transformohet në aktorin turk, Ibrahim Tatlises teksa e shoqëron imazhin me këtë mbishkrim.

“A ju pëlqeu kënga ime pas një pauze të gjatë, me respekt Ibrahim Tatlisess”.

Në bazë të imazhit, aktori kosovar duket tejet i ngjajshëm me këngëtarin Tatlises, sa që vështirë se mund të dallohen.

Ndryshe, Ibrahim Tatlises ka publikuar këngën e re “Yaylalar”, pas më shumë se shtatë vitesh. /Lajmi.net/

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here