Haxhiu tha në mbledhjen e kryesisë se Aida Dërguti ka qenë nënkryetare e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje por meqenëse ajo është larguar nga VV duhet të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetares ose VV kërkon shkarkimin e saj, raporton lajmi.net.

Sipas rregullores së Kuvendit për këtë çështje vendos seanca e Kuvendit të Kosovës.

Në të kundërten, Haxhiu ka thënë se do të inicojnë shkarkimin e saj.

Po ashtu në Kryesi u sqarua se deputetet e grupit te ri parlamentar që u dorëheqen nga VV do të ulen menjëhere pas deputetëve të VV-së në krahun e djathte të sallës plenare, përkatësisht nga rendi e katërt e tutje./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here