Sipas autoriteteve, reperi T.I. është arrestuar të mërkurën në Qarkun Henry të Georgias, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Muzikanti, emri i të cilit është Clifford Harris Jr, u arrestua jashtë komunitetit ku po jetonte.

Zyra e policisë së Qarkut Henry, thotë se T.I. u akuzua për kundërvajtje, sjellje të çrregullt dhe dehje publike, pas një incidenti të dyshuar rreth  orës 4 të mëngjesit, në jug të Atlantas.

Kjo nuk është hera e parë që T.I. i është drejtuar autoriteteve, në vitin 2009 ai u dënua me një vit  e një ditë burg dhe u urdhërua të paguante një gjobë prej 100.300 dollarë për akuzat për blerjen e armëve dhe mitralozëve. /Lajmi.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here