Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se “ky është një akt për t’u përshëndetur dhe një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe një arritje e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”.

“Mirënjohës për shtetin maqedon që i dha mundësi shqiptarëve që të jetësojnë të drejtën elementare, përdorimin e gjuhës amtare!”, ka shkruar Bytyqi.

Shkrimi i plotë i Bytyqit:

Parlamenti i Maqedonisë sot ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror.

Ky është një akt për t’u përshëndetur dhe një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe një arritje e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Urime për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, të cilët do të kenë mundësi që të përdorin gjuhën shqipe në të gjitha dokumentet zyrtare!

Mirënjohës për shtetin maqedon që i dha mundësi shqiptarëve që të jetësojnë të drejtën elementare, përdorimin e gjuhës amtare!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here