f8ecff45-c6a4-494a-99de-efabb447a9c4-1463-0000020eacaaa197

Me afrimin e Botërorit shumë prej skuadrave pjesëmarrëse kanë shpallur formacionet e tyre në përballjet e këtij kompeticioni.

Kombëtaria e Zvicrës e ka bërë një gjë të tillë dhe tek ajo luajnë plot gjashtë shqiptar.

Në formacioni e Kombëtares së Zvicrës do të luajnë, Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.

Kanë qënë pikërisht këto emra që kanë shqetësuar mediat serbe, pasi Serbia ndodhet në të njëjtin grup me Zvicrën dhe mesa duket i tremben përballjes midis tyre.

“Ajo që është veçanërisht interesante për ekipin e futbollit të Serbisë është se do të kenë përballë gjashtë shqiptarë, të cilët do të përpiqen t’i provokojnë lojtarët tanë”, shkruan gazeta serbe Kurir.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here