Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, deklaroi pas ndeshjes ndaj Barcelonës që diferencën e bëri Leo Messi.

Italiani tha që ekipi i tij ishte i pafat, përcjellë “Lajmi.net”.

“Në këto dy ndeshje ndaj Barcelonës, Leo Messi e bëri diferencën, sepse siç e dimë po flasim për lojtarin më të mirë në botë”, tha fillimisht Conte.

“Pas dy ndeshjeve mendoj se ne ishim të pafat, sepse në momentet tona më të mira ata shënuan. Ata ishin shumë klinik. Ne krijuam shumë raste, por nuk i shfrytëzuam”, shtoi ai. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here