Deputeti Selmanaj e ka zbuluar pamjen se si duket shtatorja ne një postim në rrjetin social facebbok, transmeton lajmi.net.

Rizaj u vra tri vite më parë me 9 maj, në Kumanovë të Maqedonisë gjatë një përleshjeje të armatosur.

Ai ishte në mesin e nëntë personave të tjerë që humbën jetën në Betejën e Kumanovës.

Postimi i plotë i Selmanaj:

Beg Rizaj ka lindur me 25.12.1977 në fshatin Prokolluk të komunës së Deçanit.

Begu u edukua nga babai, Miftari nëna Zoja të cilët kishin 7 fëmijë, 4 djem e tri vajza!

BEGU ishte fëmija ma i vogël në familje!

Shkollën fillore e mbaroi ne Irzniq, të mesmë QAMO ” Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Pasi kreu shkollën e mesme shkoi në Gjermani! Në vitin 1995 u kthye prej mergimit!

Beg Riza me 24 mars 1998 merr vendim ti bashkohet shtabit të UÇK-së në Gllogjan i drejtuar nga Komandanti Ramush Haradinaj!

Beg Riza është kyq në njesin Shqiponjat e Zeza! BEGU ka furnizuar me armatim prej Shqipërie në Kosovë!

Ka marr pjesë pothuajse në të gjitha betejat në Dukagjin si dhe në thyrjen e kufirit ne Koshare!

BEGU nuk ndalet në rrugën e tij për bashkim kombetar, mer pjesë edhe në luftën Preshevë-Bujanovc-Medvegjë!

Begu nuk e ndal veprimatrinë kombëtare, ai merr pjesë në luftën e Maqedonisë,2001!

Begu ka rënë në betejën e Kumanovës me 9,10maj 2015 !

Begu ishte i martuar me Arta (Gaxherri)Rizaj!

Ka lënë 5 femijë,3 djemë e dy vajza; Beteja,Atdheu,Zoja,Muhameti,Ibrahimi!/Lajmi.net/

klpkpl

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here