Mbetja jashtë botërorit ka qenë një goditje e rëndë për Kilin, që viteve të fundit ka qenë kombëtarja më e mirë në Amerikën e Jugut.

Humbja nga Brazili, bëri që Arturo Vidal fillimisht të pensionohet nga përfaqësuesja.

“Pensionimi” i tij zgjati vetëm një ditë, pasi anëtari i Bayern Munich ndryshoi shpejtë mendje. Ai përmes një reagimi ka bërë të ditur se do të mbetet pjesë e Kilit, ekipit të luftëtarëve, siç e emërton ai.

“Është e vështirë, por nuk është fundi. Ky nuk është fundi i një brezi, as i një skuadre, e as i ëndrrave tona. Ne jemi ende në këtë luftë, dhe kemi shumë gjëra të lumtura para nesh. Është një kohë e vështirë, por ne do të tregojmë se kush janë më të fortët. Kili. Ekipi i luftëtarëve, dhe unë jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi, unë nuk do të largohem nga këtu, për së bashku do t’iu shkojmë gjërave deri në fund”, ka thënë Vidal./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here