Kapiteni i Parmës, ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga futbolli në moshën 40 vjeçare.

Lucarelli ka thënë se ka përmbushur premtimin e tij duke e rikthyer Parmën në Serie A, dhe se tani mund të largohet i qetë nga ky sport.

40 vjeçari i qëndroi besnik Parmës kur kjo skuadër falimentoi dhe nga Serie A përfundoi në Serie D.

Pas çdo sezoni, Parma ka arritur të ngjitet nga një ligë duke u rikthyer në elitën e futbollit italian.

Lucarelli ka qenë pjesë e Parmës që nga viti 2008 dhe për këtë skuadër ka regjistruar 333 paraqitje./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here