Përmes rrjeteve sociale, Eliza ka deklaruar se ishte abuzuar seksualisht kur ishte 12 vjeç, shkruan lajmi.net.

Sipas një artikulli të “New York Daily News”, koordinatori i lartë i Hollywood-it, ka mohuar akuzat.

Eliza pretendon se ajo ishte ngacmuar seksualisht nga Joel Kramer kur ishte 12 vjeçe dhe punonin rreth filmit “True Lies”.

Përmes rrjetit social Facebook, Dushku pretenton se Kramer, i cili tani është 60 vjeç, e joshi atë në dhomën e hotelit, pasi i kishte premtuar të notonte në pishinën e hotelit ku po qëndronte ekipi.

Kramer, i cili nuk ka llogari në Facebook, mësoi  pas disa orësh për postimin e Dushkut dhe për “Daily News” tha se ai ishte “absolutisht i befasuar” kur dëgjoi akuzat dhe deklaroi se nuk ishte e vërtetë.

“Nuk e di nga vjen kjo. Jam absolutisht i tronditur, ” tha ai, duke shtuar se “Nuk e di pse ma bën mua  këtë.  Nuk është e vërtetë.”

Ai gjithashtu konfirmoi se ajo erdhi në pishinën e hotelit, por i gjithë ekipi e trajtoi atë si të familjes, duke shtuar se ndoshta ajo ndërtoi diçka në kokën e saj kundër tij.

“Nëse më kujtohet mirë ajo nuk ishte aq larg, të gjithë ishim në një hotel dhe ajo me prindërit e saj ishin në një tjetër dhe ajo erdhi pas një pasdite për not. Kjo ishte ajo, “shpjegoi ai.

“Është diçka që kurrë nuk do të bëja”, përsëriti ai.

“Absolutisht  çmenduri. Unë mendoj se ajo e ka shkatërruar vetëm karrierën time … çfarë ka mbetur prej saj,” tha ai. “Kurrë nuk i kam bërë diçka të tillë asaj.”, përfundon Kramer. /Lajmi.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here