“Në bisedimet tona me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ne nuk mendojmë të ndalemi me S-400. Ne kemi pasur biseda për S-500, po ashtu”, ka thënë Erdogan, raportojnë sot mediat turke.

Lëvizja e Turqisë, anëtare e NATO-s, për të blerë raketa ruse të tipit, S-400, nga disa në kryeqytetet perëndimore është shikuar si mospërfillje e aleancës, në periudhën e tensioneve me Rusinë, për shkak të rolit të Moskës në luftërat në Siri dhe në pjesën lindore të Ukrainës.

Marrëveshja për raketat S-400, e shpallur muajin e kaluar, po ashtu, ka shkaktuar shqetësim pasi armatimet ruse nuk mund të integrohen në mbrojtjet e shteteve anëtare të NATO-s./REL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here