Ndërkaq që Kryetari i kësaj Komune, Agim Veliu, përmes rrjetit social, Facebook, ka uruar tashmë kryesuesin e ri të Kuvendit të Komunës së Podujevës, duke u shprehur i bindur se në këtë Kuvend që do të udhëhiqet nga Fatmir Gashi do të ketë demokraci, debate konstruktive dhe vendime në interes të qytetarëve, transmeton lajmi.net.

Ndryshe, Fatmir Gashi i zgjedhur sot në krye të Kuvendit të Podujevës do të ketë mandat katërvjeçar.

Ky është shkrimi i plotë i Agim Veliut në Facebook :

“Këshilltari komunal i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Gashi, u zgjodh Kryesues i Kuvendit të Komunës së Podujevës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. E uroj kryesuesin e zgjedhur, i bindur se në Kuvendin që do të udhëhiqet nga ai do të ketë demokraci, debate konstruktive dhe vendime në interes të qytetarëve të komunës sonë.” /Lajmi.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here