Rio Ferdinand ka kritikuar ashpër sulmuesin e Manchester United, Alexis Sanchez.

Ylli kilian nuk është duke shfaqur formë të mirë derisa nuk arriti të lë gjurmë as në humbjen 2:1 nga Sevilla që u përcoll me eliminimin e “Red Devils” nga Liga e Kampionëve.

“Ai duket hije e futbollistit që ishte dikur, si një i huaj në këtë ekip”, u shpreh Ferdinand pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Në disa mënyra,më vjen keq për të”, theksoi ai. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here