Nuk jemi mësuar që Fiat 500 të ketë pamje të egër, por prodhuesi italian ta vendosur ta ndryshojë dukjen e tij dhe tani ka paraqitje tjetër, transmeton Telegrafi. Pamje e cila po pëlqehet nga të gjithë.

I bazuar në modelin Trekking, Fiat 500X Adventure Edition dallon shumë prej modeleve “normale”, pasi tani ka sipërfaqe më të fryra, deri te përfundimet me linja portokalli dhe kapakët e pasqyrave. Ka rrota me kapakë metalikë prej 18-inch, mbrojtëse të reja para dhe pas, si dhe hapësirën për ngarkesë në tavan.

Klientët mund ta porosisin me ngjyrë të bardhë, të zezë dhe dy nuanca të ngjyrës gri, si dhe të kërkojnë linjat portokalli apo të zeza për përfundime. Hapësira për bagazhe është shumë e madhe, ndërsa shtresat te këmbët janë për të gjitha sezonet.

“Me mundësinë e tërheqjes me të katër rrotat, njësi standarde të kuajfuqive dhe mund të ulen rehat pesë persona, 500X është shumë e këndshme për tu vozitur” ka thënë Steve Beahm, zyrtar i lart në Fiat.

Për dallim prej modelit Trekking, kjo makinë “aventuriere” kushton 800 euro më shtrenjtë, duke bërë që çmimi bazë të jetë 23,685 euro, ndërsa tjetra me mundësi të tërheqjes me katër rrotë 22,067 euro.

Ky model, do të arrijë në sallonet gjatë kësaj vere, ndërsa Fiat ka lëshuar vetëm një imazh ku e tregon nga afër. Por, më poshtë i keni të bashkangjitura edhe disa fotografi të Trekking, gjë që mund t’ju ndihmojë të keni një pamje më të përafërt të këtij edicioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here