Ebola është rikthyer dhe autoritetet e Kongos janë shumë të shqetësuara për faktin e rrezikshmërisë që kjo sëmundje paraqet.

Ebola shkakton ethe, dhimbje të mëdha të kokës dhe në disa raste hemorragji. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngje trupore ose objekte të kontaminuara nga dikush i sëmurë me këtë sëmundje.

Në disa raste sëmundja merret edhe nga personat që kanë vdekur nga kjo sëmundje. Dy pacientë të sëmurë me Ebola kanë ikur nga qendra e tretmanit këtë javë në Republikën Demokratike të Kongos, ka thënë organizata “Mjekët pa kufij” (Doctors Without Borders), duke e rritur edhe më shumë frikën që virusi mund të shpërndahet te më shumë njerëz.

Pacientët që kanë ikur kanë vdekur brenda ditës. Autoritetet e këtij vendi kanë rënë në gjurmë të të gjithë njerëzve që këta pacientë kanë takuar dhe po tentojnë ta mbajnë gjendjen nën kontroll. Familjet e tyre u kanë ndihmuar atyre të lëshojnë vendin ku po shëroheshin, natën e së hënës, ka thënë Rosie Slater.

Njëri nga pacientët ka vdekur në shtëpi, dhe trupi i tij i është kthyer spitalit për varrim të sigurt. Ndërsa i dyti është kthyer të martën në spital por ka vdekur po atë natë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here