Policia njofton se është informuar për një granatë e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Detaji që e bën akoma më serioze situatën është fakti se granata është e lidhur me një mekanizëm, i cili dyshohet se mund të jetë një denonator.

 Ngjarja sapo ka ndodhur në zonën e Kombinatit. Granata është parë pranë një vazo lulesh në afërsi të një lokali. Forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje dhe pritet të niset ekzaminimi i situatës.

Informacion paraprak

 Më datë 25.05.2018, rreth orës 08:15, jemi njoftuar se në Kombinat, anës një lulishteje në një vazo është gjendur një granatë.

Në vend kanë shkuar shërbimet dhe po kryejnë veprimet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here