Pas përfundimit të ndeshjes, kamerat televizive na shfaqen një tifoz të moshuar të Brazilit me një kopje të trofeut të Kupës së Botës, ku në fytyrën e tij shihej një trishtim i madh që preku miliona tifozë të futbollit në botë.

Prapa atij njeriu me mustaqe që na u shfaq me fytyrë të trishtuar fshihej një histori e madhe dashurie për Brazilin, që mbaroi një vit pas asaj humbje historike.

Bëhet fjalë për Clovis Acosta Fernandes, tifozin e flaktë të Brazilit që po ndiqte çdo ndeshje të kombëtares që nga botërori i vitit 1990 në Itali.

Megjithatë, në vitin 2015 Kombëtarja e Brazilit mori lajmin e hidhur se tifozi i tyre i veçantë kishte vdekur në moshën 60 vjeçare.

Një kancer i veshkave që i solli pushimin e rrahjes së zemrës, ka bërë që Fernandes të mos e ketë mundësinë ta mbështesë Brazilin në Rusi.

Por, rrugën e tij e kanë marrë dy djemtë e tij që kanë udhëtuar mijëra kilometra për të ndjekur ndeshjen Brazil – Zvicër, e cila përfundoi 1:1, të cilët më vete kanë marrë një trofe të Kupës së Botës sikurse babai i tyre, për të vazhduar traditën e familjes së tyre./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here