Sipas Hoxhajt, kjo po ndodh sepse Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën dhe ta pengojë drejtësinë.

“Vrasja e Ivanoviqit ka rrënjët në politikën destruktive të Serbisë dhe përgjigjet për të fshihen në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj me një postim në Twitter.

Ndërsa, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq gjatë ditës së sotme deklaroi se vendi i tij është i interesuar në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit, mirëpo sipas tij nuk ka interesim nga pala kosovare.

Stefanoviq i bëri thirrje EULEX-it që të përfshihet seriozisht në zgjidhjen e këtij rasti./Lajmi.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here