Kancelarja Merkel do të qëndrojë në Soçi më 18 maj, ku me Putinin pritet që të diskutojë për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe konfliktet në Siri dhe Ukrainë.

Por, HRW i ka bërë thirrje Merkelit që në këtë takim të flasë edhe për aktivistët e burgosur, përfshirë këtu Titiyev, i cili është shef i organizatës për të drejtat e njeriut Memorial, me seli në Grozni të Çeçenisë.

“Zëri i Merkelit kurrë nuk ka qenë më i nevojshëm se tani”, ka thënë Wenzel Michalski, drejtor në Gjermani i organizatës për të drejtat e njeriut.

“Ajo mund ta përdorë zërin e saj për të liruar Tittiyevin dhe për ta bërë të qartë se niveli i ri i shtypjes nga Rusia nuk do të pranohet kurrë”, ka thënë tutje ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here