Imazhet e skanerit me rreze X, shfaqin emigrantët e fshehur në rezervuarin e karburantit të kamionëve në portin grek (Foto)

Fotografi tjera dëshmojnë se si në portin Patras, policia greke po bën çmos që të parandalojë emigrantët të futen nëpër kamionët që transportojnë gjësende të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Shumica e këtyre emigrantëve që tentojnë të futen në këtë vend rrugëve ilegale vijnë nga Pakistani dhe Afganistani. Imazhet e skanerit me rreze X, tregojnë atë që nuk mund të shihen me syrin e njeriut.

Ndërsa fotografitë e publikuara më poshtë, shfaqin disa persona të shtrirë brenda rezervuarit të karburantit të kamionit. Disa tjera tregojnë të rinjtë që janë futur në kamionin e mbushur me shalqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here