Sulmuesi argjentinas përfundoi një tjetër sezon të shkëlqyer me Interin duke shënuar 29 gola në Serie A, duke ndihmuar ‘zikaltërit’ të rikthehen në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve.

Shumë skuadra të mëdha evropiane gjatë këtij sezoni kohë pas kohe kanë shprehur dëshirën për transferimin e tij, edhe pse ai është deklaruar i lumtur te Interi.

“Kam folur disa herë me Mauron dhe ai ka dhënë mesazh të qartë”, ka deklaruar Icardi.

“Është i lumtur tek Interi dhe dëshiron të qëndrojë, por ka klube që, nëse vendosin të marrin një lojtar, dhe ju mund të thoni vetëm ‘nuk do të largohem një ditë më herët, e më pas ditën tjetër të marrin dhe je i lumtur që po shkon, edhe pse në të kaluarën ke menduar ndryshe’. Duhet të jemi të gatshëm për gjithçka”./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here