Ish-futbollistin turk ti Interit, Caner Erkin, aktualisht pjesë e Basaksehir, rrezikon deri në dy vite burg, pasi ka sharë dhe ofenduar rëndë gjyqtarin e ndeshjes në momentin kur është ndëshkuar nga ky i fundit me kartonin e verdhë.

Episodi ka ndodhur në ndeshjen e 23 tetorit të vitit të kaluar midis Besiktasit dhe Basaksehirit.

Akuza ndaj Erkin është se ka sharë dhe fyer me fjalë të rënda një funksionar shteti që ndodhej në fushë për të mbajtur rregullin publik, pasi kështu cilësohet gjyqtari i ndeshjes në Turqi.

Sipas mediave turke, Erkin do të dalë para gjykatës në ditët e ardhshme dhe rrezikon dy vite burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here