“Ne do të kërkojmë marrëveshje me Rumaninë, Shqipërinë dhe Tunizinë për të dëbuar të burgosurit e huaj. Këto shtete janë ndër vendet kryesore të origjinës së kriminelëve në burgjet tona”, deklaroi Salvini.

Numri i të burgosurve shqiptarë në burgjet italiane llogaritet në 2478, thuajse sa gjysma e të burgosurve të cilët vuajnë aktualisht dënimin e tyre në një prej burgjeve të Shqipërisë.

Sipas Scan, shqiptarët janë të tretët në Itali për nga numri i të huajve në burgje. Arritja e një marrëveshje për kthimin e tyre në Atdhe përkthehet në kosto mjaft të larta pasi kërkon një shtim të kapacitetit me të paktën 50%, në një kohë që as kapacitetet aktuale në vendin tonë nuk janë të mjaftueshme, sipas një sërë raportesh të ndryshme.