Klan Kosova sot kanë raportuar se Era do ta bëjë zyrtarisht hapjen e Kampionatit, shkruan lajmi.net

E mediat britanike thonin se është ende e paqartë nëse treshja do të përformojë në fillim të hapjes së kampionatit, apo në përfundim. Sido qoftë kënga zyrtare do të jetë pjesë e ‘Russia 2018’, ashtu siç ka ndodhë edhe kampionateve të tjera me këngët paraprake.

”Himni zyrtar i Kupës së Botës “Live It Up” është regjistruar nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi. Por është ende e paqartë nëse treshja do të jetë në Rusi për të performuar këngën e tyre, edhe pse rruga e turneut tradicionalisht këndohet në ceremoninë e hapjes ose të mbylljes” shkruan gazeta britanike ‘Standard’.

Mirëpo lajmi.net e ka konfirmuar zyrtarisht këtë, dhe nëna e këngëtares Era Istrefi ka thënë se vajza e saj sonte nuk do të jetë atje.Era Istrefi do të performojë në natën finale të Kampionatit.

”Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’, ka thënë Syzana Tahirsylaj për lajmi.net

Ndryshe pjesë e hapjes së Botërorit do të jetë këngëtari Robbie Williams,i cili ndihet i priviligjuar dhe se për ta bërë këtë para një numri të madh të njerëzve dhe sidomos në Kampionat ka qenë ëndrra e tij që nga fëmijëria.

”Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që po kthehem në Rusi për një performancë të tillë, unike. Kam bërë shumë në karrierën time dhe hapja e Kupës Botës para 80,000 tifozëve të futbollit në stadium dhe shumë miliona në të gjithë botën është një ëndërr fëmijërie”, është shprehur Williams për mediat e huaja.

Robbie do të shoqërohet nga Aida Garifullina, soprano ruse e cila fitoi konkursin 2013 të Operalia.

Sot në orën 17:00 do të zhvillohet ndeshja e parë në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite. /Lajmi.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here