Çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë të shtunën (19 maj), shkruan lajmi.net.

Por, të gjithë janë kureshtarë të dinë se kush do të jenë mysafirët e Princit Harry dhe Meghan Markle në dasmën mbretërore.

Sipas “Elle”,  e ftuar do të jetë Priyanka Chopra, aktorja indiane e cila është njëra nga miket e ngushta të Meghan, po ashtu Chelsy Davy, e cila është ish- e dashura e Harryt, e cila thuhet se vazhdon miqësinë me princin dhe ka qenë e ftuar në dasmën e William dhe Kate.

Mel B, anëtarja e grupit “The Spice Girls”, e cila thuhet se bashkë me anëtaret e grupit do të jenë pjesë e dasmës mbretërore.

Victoria dhe David Beckham, çifti kanë qenë të ftuar edhe në dasmën e Princit William dhe dukeshës Kate, në vitin 2011, madje thuhet se Victoria dhe Meghan janë bërë mike të mira.

Edhe Serena Williams, që është njëra nga shoqet më të mira të Meghan, pas saj edhe çifti Justin dhe Sophie Teradeau.

Përveç tyre, princesha Eguine, princesha Beatrice, këngëtari Elton John, Ed Sheeran, Ellie Goulding, Chris Martin, James Blunt, Markus Anderson, Misha Nonoo, e shumë të tjerë. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here