Deklarata u prit me reagime të ndryshme në vend, kryesisht negative, por Kisha Ortodokse serbe e çon përtej negativitetit reagimin e saj.

Një grup klerikësh kanë reaguar ashpër ndaj presidentit të tyre, duke e akuzuar madje deri për “tradhti të lartë”.

“Çdo kompromis me Kosovën që do të çonte në pavarësinë e saj është tradhti e lartë për popullin serb,”, deklaroi ish-peshkopi i Hercegovinës, Atanasije Jevtiq.

Drejtuesi i kishës serb në Mal të Zi u tregua me diplomat.

“Koha na ka sjellë njerëz që mendojnë se janë udhëheqës, por ata nuk e dinë që mbretëria e qiellit është i vetmi realitet në këtë botë. Përkundër udhëheqësve, serbët në Kosovë e kanë kuptuar këtë, prandaj kanë mbijetuar”, deklaroi Amfilohije.

Zyrtarisht Serbia është një shtet laik, por kisha ka një ndikim të madh në vendimmarrje dhe raportet e fundit ndërkombëtare kanë lëshuar alarmin se ky ndikim është përforcuar vitet e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here