Duke hetuar mbi sjelljen e grupit, hetuesit zbuluan se disa prej tyre, të gjithë shqiptarë, i ishin përkushtuar shitjes së kokainës. Sot në orët e para të mëngjesit u arrestuan të pesë shqiptarët, të cilët janë: A.J., 35 vjeç, P.S., 39, A.K., 39, P.D., 40 dhe E.L., 42 vjeç. Katër të parët kanë marrë masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa i pesti arrest shtëpie.

P.S. e E.L. iu shisnin shitësve të rrugës, midis tyre edhe A.J., sasi kokaine që iu shitej më pas konsumatorëve të shumtë italianë, në doza 0.5 gramë me çmim 50 Euro. Hetimet kanë nisur më 25 Janar 2017, kur një tjetër shqiptar, E.C., 28 vjeç, u arrestua me rreth 2.5 kile kokainë dhe rreth 4 kg marijuanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here