Vendimi erdhi pasi komisioni i Bashkimit Evropian u dha shancën e fundit në Janar gjashtë vendeve: Britanisë së Madhe, Italisë, Hungarisë, Romanisë, Gjermanisë dhe Francës për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Megjithatë, komisioneri i mjedisit i BE-së Karmenu Vella tha në një konferencë shtypi në Bruksel se vendet nuk arritën të veprojnë shpejtë.

“Komisioni duhej të konkludonte se masat shtesë të porpozuara nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur standardet e cilësisë së ajrit sa më shpejtë të jetë e mundur. Si pasojë, komisioni ka vendosur t’i dërgojë këto gjashtë shtete anëtare në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së”, tha Vella.

Gjykata e cila gjendet në Luksemburg mund të shqiptojë gjoba të rënda.

Vella i cili e quajti problemin e ndotjes “kërcënues për jetën”, tha se Brukseli kishte frikë se mund të përfundonte duke pritur disa vjet para se këto vende të vendosnin masat e duhura në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Nuk mund të presim më”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here