thik-300x213

Nëna e tre fëmijëve kishte paralajmëruar vrasjen.

35-vjeçarja Lirie Çekani që u godit me thikë e lidh deri në asfiksi nga bashkëshorti kishte tentuar të largohej disa herë nga shtëpia për shkak të dhunës së bashkëshortit, por nuk ishte lejuar për shak të fëmijëve. I dyshuari për vrasje pranon krimin por thotë se ka qenë në gjendje të dehur.

 

Një ditë pas vrasjes së nënës së tre fëmijëve në fshatin Poprisht të Pogradecit zbulohen detaje që tregojnë se 35-vjeçarja e kishte paralajmëruar krimin që prej të paktën një muaji. Ajo kishtë vënë në dijeni familjarët e saj për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti madje disa herë kishte tentuar të largohej nga shtëpia.

Por Lirie Çekani nuk ka ikur nga bashkëshorti i dhunshëm për shkak të tre fëmijëve të mitur dhe opinionit, edhe pse sipas familjarëve të saj ajo dhunohej në mënyrë sistematike. Por dhuna e pasdites së të shtunës ishte fatale për jetën e 35-vjeçares e cila pasi u godit me thikë në krah nga bashkëshorti u lidh prej tij derisa u asfiksua dhe ndërroi jetë. Një ditë pas ngjarjes policia lokale ka marrë në pyetje familjrët e 35-vjeçares së vrarë të cilët kanë pohuar se e ndjera e kishte paraljamëruar krimina. Ata i kanë thënë policisë se gruaja kishte tentuar disa herë të largohej nga banesa për shkak të dhunës së bashkëshortit të saj i cili shpesh shkonte në shtëpi në gjendje të dehur.

Pas vrasjes, policia ka mbledhur dëshmitë e personave që kishin dijeni për ngjarjen si dhe të bashkëshortit i cili ka pranuar krimin duke thënë se në momentin e vrasjes ai ishte në gjendje të dehur. Sipas policisë ngjarja ndodhi pasditen e të shtunës fshatin Poprisht të Pogradecit, ku 35-vjeçarja Lirie Çekani e cila u vra nga bashkëshorti i saj Zamiri. Konfliktet mes burrit dhe gruas ishin shpeshtuar prej gati një muaji.

Ai konsumonte alkool dhe 35-vjeçarja e kundërshtonte vazhdimisht. Kështu ndodhi edhe pasditen e krimit. Sipas policisë pak para krimit, bashkëshorti ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe i ka kërkuar gruas t’i përgartiste ushqimin. Në të njëjtën kohë ai ka qëlluar me pëllambë të birin 8-vjeçar. Për të shpëtuar të birin nga dhuna e babait, 35-vjeçarja ka ndërhyrë por bashkëshorti ka marrë thikën nga kuzhina dhe e ka qëlluar fillimisht në krah. Si pasojë e goditjes gruaja ka marrë një plagë të lehtë, por bashkëshorti i dhunshëm nuk e ka lënë me kaq.

Ai e ka lidhur gruan me litar dhe e ka mbajtur në këtë gjendje deria ajo humbi jetën si pasojë e asfiksisë. Pas krimit, 40-vjeçari njoftoi familjarët dhe këta të fundit policinë e cila shkoi në vendin e ngjarjes duke arrestuar të dyshuarin për vrasje shtetasin Zamir Çekani i cili akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. I dyshuari për krimin u mor në pyetje nga hetuesit e çështjes dhe pranoi vrasjen e bashkëshortes.

Ai i tregoi policisë të gjithë dinamikën e krimit, duke pohuar se ka qenë i dehur në momentin kur lidhi me litar e qëlloi me thikë bashkëshorten e tij. Sipas tij gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Ai ka kërkuar mëshirë duke u treguar efektivëve të policisë se tani nuk ka me kë të lërë 3 fëmijët. Dosja penale ndaj të dyshuarit Zamir Çekani do t’i përcillet për hetim dhe gjykim Prourorisë së Krimeve të Rënda. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, 40-vjeçari Zamir Çekani rrezikon të dënohet minimumi me 35 vjet heqje liri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here