Sipas saj, nëse do të komentonte do të rrezikohej pozicioni negociues, raporton ‘Blic’, përcjell lajmi.net.

“Vuçiq ka marrë propozime verbale, gojarisht, por në këtë periudhë për shkak të pozicioneve negociuese nuk mund të komentoj mbi diçka të tillë”, është shprehur Bërnabiq.

Vuçiq e ka konfirmuar sot në Sofje se ka pranuar një plan të përgatitur nga Perëndimi si propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai ka theksuar se ka një plan mirëpo nuk është i kënaqur me detaje të caktuara.

Vuçiq është takuar sonte me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ku temë diskutimi ka qenë dialogu mes dy vendeve./Lajmi.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here