Albin Kurti

“Sa i përket ushtrisë, neni 10.2 në ligjin për FSK thotë se FSK është e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armë të rënda siç janë tanket, artileria e rëndë apo kapacitete sulmuese ajrore. Është e mundshme që FSK të ketë helikopter, por nuk kanë qenë të interesuar për një gjë të tillë. Thuhet se FSK duhet të ketë armatim të lehtë. A e dini çka është armatimi i lehtë? Çdo armatim që nuk ka nevojë për tërheqje të motorizuar quhet armatim i lehtë. Ne nuk i kemi shfrytëzuar mundësitë që na ofron kushtetuta dhe ligji për FSK. Qeveritë që nuk i kanë shfrytëzuar mundësitë aktuale nuk janë këtu për të na i rritur ato”, tha Kurti.

Këto komente ai i ka bërë në debatin i cili po zhvillohet në Kuvend në lidhje me debatin për 100 ditëshin e Qeverisë iniciuar nga LDK-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here