Kurti ka thënë se Vetëvendosje është një organizatë që i kushton rëndësi dijes, kulturës e shkencës.

Në platformë e tij, Kurti është shprehur se do të ketë këshilla të veçantë, si ai i mjekëve, ingjinjerëve etj.

Ka folur edhe për punën vullnetare që duhet të ketë në organizatë dhe në gjithë shoqërinë, të cilët sipas tij do të ndihmojnë të varfëritë e moshuarit, transmeton lajmi.net.

Ai ka premtuar transparencë të financave, duke thënë se duhet rritur numrin e të punsuarëve në të gjitha qendrat.

Synim urgjentë sipas tij do të jetë mbledhja e anëtarësisë.

Kurti ka folur edhe për kompromise qe do të ketë në parti, duke shtuar se ata që janë kundër tyre nuk do të thotë që kompromisi ka ra.

Ai ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes nuk duhet të kalojnë më shumë kohë duke u merrë me kundërshtarët se sa të merret me qytetarët.

Kurti në përmbyllje të fjalimit të tij, ku shpalosi platformën kërkoi besimin e anëtarësisë për t’u zgjedhur kryetar. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
http://lajmi.net/ne-tubimin-ku-kurti-shpalos-platformen-e-tij-nuk-marrin-pjese-grupi-anti-kurti/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here