Tahiri, përmes llogarisë së tij në Facebook ka bërë të ditur që janë takuar me Apostolovën, në një takim ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Britania e Madhe, Suedia dhe Holanda.

Nga fotografia e postuar nga Tahiri, shihet se pjesë e këtij takimi ishte edhe deputeti nga rradhët e AKR-së, Islam Pacolli.

Tahiri shkruan se ata mbetën me shpresë se Kosova dhe populli I saj janë duke ecur drejt rradhitjes me vendet e Bashkimit Europian, transmeton lajmi.net.

Ky është shkrimi i Tahirit në Facebook :

“Po ndodh tani!

Shefja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, na bëri ftesë që të diskutoj me ne, për ngjarjet e fundit të cilat po ndodhin në Kosovë. Aty ishin edhe përfaqësues, nga; Britania Madhe, Suedia, dhe Holanda.

Ne mbetëm me shpresë, se Kosova dhe pupullit i saj janë duke ecër drejt radhitjes me vendet e Bashkimit Europian.
E gjithë k’jo n’varet se si duan të punojnë me përkushtim për popullin e Kosovës, e gjithë klasa politike e vendit. ” /Lajmi.net

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here