Milan ka marrë një lajm të keq pak ditë para derbit të qytetit me Interin.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi Nikola Kalinic vazhdon të stërvitet i vetëm dhe jo me ekipin.

Kalinic vuan nga një lëndim i pësuar në humbjen nga Roma në xhiron e shkuar në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai mbetet në dyshim për të luajtur në derbin ndaj “Nerazzurrëve”, të dielën.

Në mungesë të tij nga minuta e parë mund të luajë talenti i ri, Patrick Cutrone. /Lajmi.net/


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here