Një episod i shëmtuar ka ndodhur në fundin e ndeshjes Roma-Shakhtar, e vlefshme për 1/8 e Champions League.

Pasi verdhekuqtë kaluan në avantazh me anë të Dzeko dhe pas kartonit të kuq të Ordets për ukrainasit, skuadra mike humbi kontrollin.

Marlos dhe Ferreyra afrohen në vijën anësore të fushës, duke iu drejtuar një prej djemve që kap topat. Pasi ia marrin nga dora, Ferreyra e shtyn djaloshin, duke e hedhur nga ana tjetër e tabelave publicitare.

Menjëherë nis një sherr masiv mes lojtarëve të të dyja skuadrave, që vihet nën kontroll nga arbitri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here