Një çift nga Kaçaniku kishin ardhë në emisionin ‘n’KosovShow’ për të folur për skamjen dhe momentet e vështira që po kalojnë në një shtëpi e cila nuk është as e tyre, shkruan lajmi.net

Derisa ata flisnin, për shkollën e fëmijëve e cila ishte shumë kilometra larg shtëpisë, kryefamiljarin i cili nuk ndihet mirë me shëndet dhe punën e cila i ofrohet vetëm 3 muaj gjatë tërë vitit, djalit të tij nga disa kompani private, pranuar një befasi të këndshme e cila i përloti.

Halil Kastrati nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ ua dhuroi ‘live’ në emision çelësat e banesës së re duke ua bërë kështu ëndrrën e tyre realitet.

Përveç tyre mysafir tjetër në emision në pjesën e dytë ishte këngëtari Nikollë Nikprelaj i cili foli për jetën private dhe atë profesionale./Lajmi.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here