E ky vendim i Dedajt që të mos e kthejë asetin që ishte blerë nga buxheti i shtetit do t’i krijojë telashe atij.

Dedaj pritet të përballet me organet e rendit.

“Komisioni përgjegjës për inventarizimin e pasurisë për vitin 2017, ka identifikuar mungesën e një (1) pajisje elektronike (laptop), pajisje e ministrisë e cila është shfrytëzuar nga ish Zëvendësministri z.Gjergj Dedaj, gjatë ushtrimit të mandatit të tij në MAPL. Pas përfundimit të mandatit në MAPL, z.Gjergj Dedaj, nuk e ka dorëzuar pajisjen në fjalë siç ka qenë i obliguar, me ligjin në fuqi”, thuhet në letrën që ia ka dërguar MAPL-ja Policisë së Kosovës.

Gazeta Jeta në Kosovë shkroi gjatë javës së kaluar për moskthimin e pasurisë nga Gjergj Dedaj, ani pse Ministria i kishte shkruar disa herë për ta kthyer atë.

Dedaj kishte tentuar t’ia kthente Ministrisë një laptop tjetër dhe jo atë të cilin Ministria e kishte blerë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here