Analisti Halil Matoshi thotë se ngjarjet e fundit në EULEX mund të shërbejnë edhe për siç u shpreh “këndelljen” e Bashkimit Evropian.

“Ky skandal tepër tronditës ndoshta edhe i këndell, vetë BE’në, ndoshta i këndell ata që japin pare”, tha Matoshi në “Click”.

Sipas tij, EULEX nuk ishte profesional dhe nuk kishte zgjedhur stafin.

Ai përmendi rastin e kryeprokurores Jarosllava Novotna, e cila në Çeki nuk kishte mund të zgjidhej në pozitë në Gjykatën Kushtetuese.

Njëjtë mendon edhe për gjykatësin Francesco Flori për të cilin thotë se ka “fytyrë mafiozi”.

“Ky Francesko Flori, ky italiani i cili foli prej Udines, duket se e flet një shqipe të rrjedhshme si me qenë një fytyrë tipike kështu për mafioz të Kalabrisë atje diku”, tha Matoshi. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here