Në të shkruan se kush nuk kanë para, mund të marrë bukën falas.

Kështu ka vendosur bukëpjekësi “Te Bajrami” në lagjen “Naip e Ferat Draga” në Vushtrri, derisa thotë se këtë e kanë mundësuar disa bashkatdhetarë nga Gjermania, njofton Klan Kosova.

Sipas Imerit që është pronar i kësaj furre, donatorët nuk duan që të identifikohen se kush janë.

Këta thonë se përgjatë një muaji shpërndajnë afro 12 mijë bukë falas, e që më pas i paguajnë bashkatdhetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here