Menjëherë ka reaguar kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka shprehur urimet e saja për ekipin e Gjermanisë.

Gjermania tani ka shanse të artë për t’u kualifikuar në raundin tjetër dhe për ta bërë këtë kundër Koresë së Jugut, Merkel thotë se do ta kenë prapa edhe atë.

“Urime për ekipit të Gjermanisë. Të mërkurë do të brohorasim të gjithë së bashku, mos u dorëzoni kurrë”, ka shkruar Merkel.