Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, lidhur me rastin që ka të bëjë me helmimin e një ish-spiuni rus dhe të bijës së tij, e ka akuzuar Britaninë e Madhe për “mendjemadhësi” raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, Lavrov tha se sipas një përfaqësuesi britanik në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, nuk ka patur nevojë për një kërkesë zyrtare ndaj Rusisë, sepse “ministri i Jashtëm britanik kishte ftuar ambasadorin rus dhe i kishte thënë gjithçka”.

“Ju e dini, kjo është sigurisht një mendjemadhësi e madhe, manifestimi i së cilës mund të shihet pothuajse në të gjitha hapat e marra nga Londra”, deklaroi Lavrov.

Ai poashtu tha se Britania kishte demonstruar një qasje që mund të përshkruhet si “dyshimi është mbretëreshë e provave”.

“Për ta, mosnjohja, mbretëreshë e provave, por dyshimi, që ata vetë e parashtrojnë, tashmë duhet të perceptohet nga e gjithë bota si mbetëreshë e provave. Ne nuk shohim fakte nga partnerët tanë. Pa paraqitjen e fakteve specifike, Britania e Madhe do të jetë përgjegjëse për përpjekjen për të mashtruar komunitetin botëror”, tha Lavrov.

Më tej, shefi i diplomacisë ruse përsëririti se Rusia nuk ka patur asnjë motiv në helmimin e Skripal-it, duke shtuar se “ata dëshirojnë të vazhdojnë fushatën ruso-fobike në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore dhe pa përjashtim kishte motive të tilla”.

66 vjeçari Sergei Skripal dhe bija e tij 33 vjeçare Julia, u shtruan në spital pasi më 4 mars u gjetën pa vetëdije në një stol në qytetin jugor Salisbury të Anglisë.

Incidenti ka bërë krahasime me ish-agjentin e KGB-së Alexander Litvinenko, i cili vdiq në vitin 2006 pasi piu çaj radioaktiv. Ish-truprojat e KGB-së të identifikuar si të dyshuar në vrasje mohuan ndonjë përfshirje.

Skripal-it iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh të vitit 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Ai ishte dënuar për “tradhti të lartë në formën e spiunazhit” nga një gjykatë ushtarake e Moskës në vitin 2006 dhe u dënua me 13 vjet burg pasi kishte pranuar të rrjedh informacion për shërbimet sekrete britanike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here