Miu-1-615x358

Ndjekësit i jashtëtokësorëve kanë ngjallur reagime në opinion, për faktin se pretendojnë se kanë dëshmi të mjaftueshme se në Mars ka jetë, pasi së fundmi është shfaqur një fotografi që i ngjan një miu gjigant i cili sorollatet nëpër planetin e kuq, shkruan Mirror.

Kjo fotografi është marrë nga imazhet e robotit mobil të NASA-s, Curiosity, që ka aterruar atje në gusht të vitit 2012, transmeton lajmi.net.

Entuziasti i etur i hapësirës, Joe White, kishte vërejtur një formë të errët në fotografi që çuditërisht i ngjante një miu që sorollatej nëpër sipërfaqen e planetit.

Miu-2

Miu 2Joe 45-vjeç, një gazetar i hapësirës nga Bristoli, ka deklaruar se ajo çfarë shihet në fotografi i ngjan një brejtësi shumë të madh që qëndron nëpër kreshtat e Gale Crater.

“Mund të jetë një iluzion optik, por duket qartë se ka vesh të mëdhenj, hundë dhe sy. I ngjan shumë një miu të madh ose një brejtësi”, ka shtuar Joe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here