Beograd

Operacioni është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë e Australisë.

Tre të dyshuarit janë arrestuar në një hotel në Beograd, me një çantë me 620 mijë euro brenda dhe me mijëra dollarë në valuta të ndryshme nga Azia dhe Evropa.

Policia tha se ata kanë lidhje me 1.2 ton kokainë që është konfiskuar prillin e kaluar në një transportues kinez, që është ankoruar në Sidnej.

Pas arrestimeve në Serbi, policia australiane ka bërë disa bastisje në Kanbera dhe tre qytete të tjera në Nju Sauth Uells.

Në Australi nuk është bërë asnjë arrestim, por hetimet vazhdojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here