Sulmuesi brazilian u ka bërë të qartë drejtuesve të PSG-së se dëshiron të largohet nga Franca, për t’iu bashkuar Real Madridit.

Është ‘Goal.com’ që raporton se 26 vjeçari tashmë ka zgjedhur të ardhmen e tij, rikthimin në La Liga, te skuadra e Real Madridit, përcjell lajmi.net.

Por, largimi i tij nuk do të jetë i lehtë sipas kësaj medie.

‘Goal.com’ thotë se PSG do të bëjë gjithçka për të mbajtur Neymarin, duke mos i lejuar një kalim të lehtë te ‘Los Blancos’.

Kujtojmë se Neymar një vit më parë la Barcelonën për t’iu bashkuar PSG-së për 222 milionë euro./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here