Viktima Lirije Lami dhe bashkëshorti Agim Lami

Ajo që u raportua asokohe si një vdekje për shkaqe natyrale e 48-vjeçares Lirije Lami, rezulton se në të vërtetë nuk ka qenë e tillë pasi viktima është helmuar nga nusja e djalit.

Në sajë te hetimeve të zgjatura në kohë, policia ka arritur të mbledhë prova të mjaftueshme për të arrestuar nusen Marjana Cmeta dhe për të shoqëruar edhe 4 persona të tjerë, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”.

Nga hetimet mësohet se nusja e djalit e ka helmuar viktimën me fotoksinë. Ndërkohë mes personave të shoqëruar janë bashkëshorti i autores së dyshuar dhe vjehrri.

Njoftimi i policisë:

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Heshtja e zgjatur”, duke vënë në pranga 4 persona.

Është bërë e mundur zbardhje e një ngjarje të ndodhur më 30 prill 2017, ku është vrarë shtetasja L.L.

Pas hetimeve rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës.

Në pranga janë vënë: 1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

  1. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
  2. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
  3. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal./Gazetashqip/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here