vajza (2)

Një grua në Kaliforni është shpallur fajtore për vrasjen e vajzës së saj dymuajshe, pasi e kishte vendosur atë në një mikrovalë për pesë minuta. Ka Yang, 34 vjeç, u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe sulm mbi fëmijën, që ishte dhe vajza e saj Mirabelle Thao­Lo, në shtëpinë e tyre në Sacramento.

Trupi gjykuesi hodhi poshtë argumentin se Yang kishte pasur një krizë epilepsie kur e vendosi vajzën e saj në mikrovalë. Prokurorët argumentuan se Yang kishte gënjyer fillimisht hetuesit rreth vdekjes së Mirabelle­s, para se ata të zbulonin një biberon brenda në mikrovalë. Vajza e vogël kishte pësuar djegie në 60 për qind të trupit të saj, duke përfshirë edhe djegie nga rrezatimi në organet e saj të brendshme. Prokurorët thanë se ajo kishte qëndruar në mikrovalë dy e gjysmë deri në pesë minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here