Sipas tij, ndonëse është bërë punë për anëtarësimin në OBT, duhet të punohet që të bëhet aplikimi zyrtar. Gërxhaliu tha se anëtarësimi në këtë organizatë është më shumë politike sesa ekonomike.

“Në Kosovë nga institucionet vendore shumë më tepër bëhet për qëllimi e jo rrugëtimi se si të arrihet deri te qëllimi. Hapi i parë është aplikimi. Këto procese të mos neglizhohen dhe Kosova këta ketë aplikimin që një ditë të jetë duhet filluar nga aspekti observues”.

“Kosova vazhdon të mbetet larg për shkak të mos paraqitjes së një paraqitjes formale për anëtarësim çështja është tërësisht politike. Kosova nga ky anëtarësim më shumë do të përfitojë politikisht dhe ekonomikisht. Negociatat për anëtarësim sipas përvojës të shteteve anëtare kanë gjetur mes 5 dhe 15 vite prandaj dhe është momenti i fundit  Kosova të trajtoj anëtarësimin në OBT”.

Ndërsa Sytrime Dervisholli, nga Ministria e Tregtisë (MTI), tregoi për punën që është bërë për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, raporton Ekonomia Online.

“Para 2 vitet gjysmë ka filluar hapat për anëtarësim. MTI ka zhvilluar takime të ndryshme kemi zhvilluar edhe vizita dhe si përfundim është dal si rekomandim qe Kosova të kandidoj në statusin e vëzhguesit në këtë organizatë. Kosova përmes legjislacionit të saj ka ndërmarr obligime që bien në fushëveprimin e organizatës”.

“Na është rekomanduar që të filloj hapat e parë dhe të mendojë seriozisht pasi do të kemi edhe përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtar. Jemi në rrugë gë mirë jemi në procesin e lobimit paraprakisht në mënyrë që të kemi një rrugë të shtruar”.

Naim Huruglica, njohës i proceseve ekonomike, tha se anëtarësimi në OBT do të ndihmonte ekonominë e Kosovës.

“Kosova nuk na pengesë të vetme pse mos të anëtarësohet në këtë organizatë të tregtisë duke pas parasysh një regjim të tregtisë që e kemi. Ajo çka mungon edhe sot e kësaj dite është se të gjitha reformat nuk po shprehen në shifra reale të rritjes ekonomike. Problemet nuk janë më te aspekti ligjor problemi qëndron tek ajo që quhet dorë e padukshme e fshehur r institucioneve”.

Kurse Berat Rukiqi, numëroi përfitimet e Kosovës në rast se do të bëhet anëtare në Organizatën Botërore të Tregtisë.

“Hyrja në OBT do të mundësoj tarifa më të ulëta edhe ndaj vendeve që nuk kemi marrëveshje të tregtisë. Do të rris eksportin e mallrave”.