Njëri prej zëdhënësve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Farhan Haq, tha se me asnjë kusht “nuk është i pranueshëm” përdorimi i gazit nervor si armë dhe se nëse përdoret kjo nënkupton shkelje e së drejtës ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Haq në brifingun e tij ditor është shprehur se sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antioni Guterres, thellë është i shqetësuar për rastin e helmimit të shkaktuar nga përdorimi i gazit nervor në Britani të Madhe.

“Përdorimi i gazit nervor si armë nuk është i pranueshëm me asnjë kusht, nëse përdoret kjo nënkupton shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, ka theksuar Haq.

Duke u shprehur se Guterres ka dënuar përdorimin e gazit nervor ose të armëve kimike, Haq thotë se Guterres shpreson në realizimin e një hetimi gjithpërfshirës për rastin e helmimit.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbledhje urgjente

Në anën tjetër Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) me kërkesë të Britanisë së Madhe do të mblidhet lidhur me rastin e helmimit të Skripalit dhe të vajzës së tij Yulia.

Kryeministrja britanike, Theresa May, sot njoftoi se Britania ka marrë vendimin për deportimin e 23 diplomatëve rusë në vazhdën e tensioneve me Rusinë për shkak të “tentativës për vrasjen” e ish-agjentit të dyfishtë Sergey Skripal.

“Ata kanë një javë për t’u larguar nga Britania”, tha May në një deklaratë në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here