Pacolli ka thënë se Kosova dhe Kroacia kanë bashkëpunim institucional dhe ky bashkëpunim do të rrite.

Ai në një postim në fabeook ka thënë se Kroacia do të jetë mbështetës e fuqishme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës.

“Kroacia do të jetë zë dhe krah i fuqishëm i Kosovës për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë dhe integrimin e plotë të saj në strukturat euro-atlantike dhe të gjitha Organizatat Ndërkombëtare.Ka shumë arsye që Kosova dhe Kroacia do të jenë partnerë strategjik. Veç çështjeve tjera, homologia ime shprehi gatishmërinë dhe vullnetin, që të ndihmojë edhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe anasjelltas për të cilën i jam mirënjohës”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka thënë se bashkëpunimi me Kroacinë do të jetë nga nivelit bilateral politik, ato të sigurisë, zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik deri tek kultura e sporti./Lajmi.net/

 

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here